Pamje premium dhe jetëgjatësi maksimale për tekstil dhe kapele.
Qëndisja kompjuterike e qep logon drejtpërdrejt në produkt me fije me cilësi të lartë. Jep një pamje premium, tredimensionale dhe zgjat sa vetë produkti. Ideale për polo, kapele, xhaketa dhe çanta. Çmimi varet nga numri i qepjeve (madhësia dhe dendësia e logos).