Ngjyra të plota dhe qëndrueshmëri e lartë për sasi të mëdha.
Serigrafia (sito-printimi) shtyp bojën përmes një rrjete të përgatitur për çdo ngjyrë. Jep ngjyra të forta dhe të qëndrueshme dhe është shumë ekonomike për sasi të mëdha. Përdoret për tekstil, çanta, çadra dhe gota. Çmimi varet nga numri i ngjyrave.